Bosnje, hapet varri masiv në Zalazje
02/07/2010 20:50
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë nisur zhvarrimin nga një varr masiv në fshatin Zalazje, pranë Srebrenicës.
Duke vlerësuar përmasat 80 metra me 20, dyshohet se ky varr mund të jetë më i madhi i 80 varreve që janë hapur deri më sot.
Varret në fjalë përmbajnë trupat e viktimave të masakrës së korrikut të 95-ës, kur forcat serbe hynë në zonën e Srebrenicës dhe masakruan 8 mijë civilë myslimanë, shumica e të cilëve burra dhe të rinj.
Top Channel