Andrew Garfield, protagonisti i ri në “Spider-Man”

02/07/2010 11:00

Andrew Garfield do zëvendësojë Tobey Maguire në rolin e protagonistit tek filmi “Spider-Man”.

Ai është bërë i njohur në filmin “Parnassus-Njeriu që donte të mashtronte djallin”. “Njeriu Merimangë” do xhirohet në formatin 3D dhe pritet të dalë në kinematë botërorë në 3 korrik të vitit 2012. Ka shumë kuriozitet rreth këtij projekti që është edhe episodi i katërt i sagës së famshme.

“Pavarësisht se mund të jetë një emër i panjohur për shumë vetë, ata që kanë punuar me të dinë dicka për talentin e tij. Zotëron një kombinim të rrallë të inteligjencës dhe humanizmit”, shprehet regjisori Webb.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta