Ish zv/presidenti amerikan, Al Gore përfshihet në një skandal të ri për shkak të një akuze për ngacmim seksual.
Policia e Portland ka nisur një hetim për denoncmimin e bërë nga një masazhatore e cila e cilëson cmimin Nobel për Paqe, “një pervers dhe manjak seksual që duhet ndaluara para se të godasë sërish”.
Nga ana tjetër, ish drejtuesi i lartë në Shtëpinë e Bardhe u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur pasi hetimet do vërtetojnë falsitetin e akuzave. 54 vjecarja Molly Hagerty rrëfen se episodi i dhunës ka ndodhur në vitin 2006, ku Al Gore e ka ngacmuar sekualisht gjatë masazhit në “Lucia Hotel”.
E intervistuar nga “National Enquirer”, ajo fotografohet me një palë pantallona me njolla. “Mendoj se njollat janë të Al Gore që m’u hodh sipër”, shton ajo.
Nuk dihet ende nëse policia e Portland do ta konsiderojë këtë si prove, por në mbështetje të gruas është edhe miku i saj Greg Boatman, i cili është në dijeni të ngjarjes. Para pak ditësh Gore u nda nga bashkëshortja pas 40 viteve martesë për shkak të tradhëtisë bashkëshortore me një ish sekretare.
Top Channel