Uruguaj, ekuilibër dhe talent

01/07/2010 13:00

Gjenerata e bashkëkombësve të Alvaro Rekobës është më e mirë nga se mendohej, pasi ka arritur në çerekfinale për herë të parë pas 40 vjetësh.

Merita gjenetike, sigurisht, por edhe merita taktike e strategjike. Pra Oskar Uashinton Tabarez është ende një trajner shumë i aftë.

Një skuadër e ekuilibruar (gjashtë gola të shënuar, vetëm një të pësuar), e bazuar disi edhe te fati, që nuk i ka munguar, por edhe tek organizimi shumë i mirë difensiv, i çimentuar nga dy shtylla, Diego Lugano në qendër të repartit dhe Diego Perez “fluturuesi” para mbrojtësve.

Moduli, pas atij të fillimit 3-5-2, është shndërruar në 4-3-3, dhe sulmi përbëhet nga talente puro të futbollit: Forlan, që është gjithnjë Forlan, Kavani, i cili shkëlqeu dhe te Palermo, dhe Suarez, që ka shpërthyer në dy ndeshjet e fundit, duke demonstruar se di të shënojë gola të bukur, të vështirë e të rëndësishëm. Ndoshta Uruguai nuk do të arrijë në finalen e 11 qershorit, sikurse ka pranuar edhe Tabarez, por gjysmëfinalja për skuadrën amerikanojugore është e shumë e mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA