SHBA, rihapet hetimi ndaj Al Gore

01/07/2010 11:45

Policia në Shtetet e Bashkuara ka rihapur hetimet lidhur me lajmet se ish-zëvendëspresidenti Al Gore ka ngacmuar seksualisht një grua në një hotel në vitin 2006.

Policia në Portland dhe ajo në Oregon kishin deklaruar më herët se cështjen e konsideronin të mbyllur për shkak të mungesës së provave.

Nga ana tjetër, një zëdhënëse e zotit Gore ka deklaruar se ai i ka mohuar hapur akuzat e ngritura.

Zëdhënësja ka theksuar se Gore e ka mirëpritur hetimin, nga i cili ai mund të ketë vetëm përfitime.

Për momentin departamentet e policisë që po trajtojnë cështjen kanë refuzuar të bëjnë komente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA