Rio, statuja e Krishtit shkëlqen sërish

01/07/2010 13:35

Statuja e famshme e Krishtit që dominon gjirin e Rio de Zhaneiros ka filluar të shkëlqejë sërish pas një restaurimi që zgjati 4 muaj.

Punimet kanë kushtuar 4 milionë dollarë. Statuja me krahët e hapur, e cila ishte dëmtuar, rrethohej nga mure dhe pasi është cliruar është ndricuar me ngjyrë jeshile dhe të verdhë në nder të kombëtares braziliane.

Cdo vit, monumenti i gjatë 38 metra dhe që prej 80 vjet shikon Rion, tërheq cdo vit 2 milionë turistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA