Polemika pa fund në kampin e Portugalisë pas eleminimit në fazën e 1/8-ave nga Spanja.
Tekniku Carlos Queiroz i është kundërpërgjigjur mjaft ashpër yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo pas gjesteve jo të hijshme dhe kritikave të tij ndaj trajnerit.
“Portugalia ka nevojë për Cristiano Ronaldo-n dhe ai ka nevojë për Portugalinë por nëse kjo fanelë i rri ngushtë ndokujt nuk mendoj se duhet ta veshë”, thekson ai duke lënë të kuptohet se sulmuesi mund të qëndrojë për disa kohë jashtë kombëtares luzitane.
Queiroz shton se episodi nuk do të injorohet pasi askush nuk mund të qëndrojë mbi interesat e kombëtares. “Nëse duhet të kaloj gjithë jetën duke mësuar njerëzit si të përmbahen ndaj frustracioneve të tyre, do ta bëj”, përfundoi ai.
Top Channel