Ozil-Podolski alarmojnë Gjermaninë

01/07/2010 15:20

Mesut Ozil dhe Lukas Podolski po bëjnë me dhimbje koke trajnerin e Gjermanisë, Joachim Loew në prag të ndeshjes cerekfinale kundër Argjentinës.

Dy lojtarët që kanë rënë në sy gjatë këtij botërori për kombëtaren gjermane, nuk kanë marrë pjesë në stërvitjen e paradites së sotme dhe sipas federatës, ata po pushojnë për t’u rekuperuar. Federata ka shtuar gjithashtu se në ndeshjen e së shtunës dy lojtarët nuk janë në dyshim.

Podolski nuk u stërvit as dje për shkak të problemeve muskulare, por probleme ka edhe sulmuesi tjetër Jeronimo Cacau, i cili vuan nga një problem në shpine. Vendimi për aktivizimin e tij ndaj Argjentinës, do të merret ditën e nesërme.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA