Kriza, SHBA në kërkim të fondeve
01/07/2010 20:50
“SHBA-të kanë nevojë për para. Kongresi nuk është në humor për t’i shpenzuar”. Kështu shkruan Washington Post në një artikull të sajin.
“Dhe bërja e llogarive fillon sot, me hapjen e vitit të ri fiskal në shumë shtete”, thuhet në shkrim.
Në bazë të të dhënave të National Conference of State Legislatures, SHBA-të hapin vitin e ri me një defiçit prej 89 miliardë dollarësh.
Shumë shtete janë vënë në alarm: pa ndihma financiare do jenë të detyruar të ndërpresin shërbimet dhe punonjësit.
Top Channel