Kinë, ushtarëve u ndalohet interneti
01/07/2010 04:30
Autoritetet e larta ushtarake kineze me anë të një rregulloreje të re ndalojnë komunimikin online për ushtarakët për të parandaluar sipas tyre daljen e informacioneve sekrete.
Masa e re hyri në fuqi më 15 qershor dhe ndalon të gjithë ushtarakët të përdorin internetin për komunikim me persona të panjohur, faqet sociale, krijimin e blogjeve personale e shumë kufizime të tjera.
E njëjta masë u provua kohë më parë prej SHBA-ve më trupat e saj në Afganistan, por me kalimin e kohës Pentagoni u lejoi ushtarëve të tij përdorimin e Facebook-ut, Youtube, Tëitter etj, vetëm në kompjutera të përcaktuar më parë.
Top Channel