Holanda, skuadra që varet nga Roben e Shnajder

01/07/2010 12:45

Holanda ka hequr dorë nga “portokallja mekanike”, nuk praktikon më skemën 4-3-3, ku mbrojtja qëndron e rreshtuar shumë lart dhe skuadra rrezikon sa herë që kundërshtarët dalin në kundërsulm.

Në Afrikën e Jugut 2010, ndryshe i cilësuar botërori i lojës së kujdesshme, edhe trajneri Van Marvijk ka marrë masat dhe rreshton dy mesfushorë shkatërrues, që ndihmojnë mbrojtësit. Nëse emrat e lojtarëve difensivë vlerësohen një për një, ata nuk japin shumë siguri.

Kjo ka bërë që Van Bomel dhe De Jong të luajnë në rolin e mbrojtësit të pestë dhe të gjashtë të Holandës, që deri më tani ka pësuar vetëm dy gola. Ndërsa në fazën ofensive aktivizohen katër lojtarë që mund të ndëshkojnë cilindo kundërshtar.

Gjithçka rrotullohet rreth kualitetit të Uesli Shnajder, që me vertikalizimet perfekte krijon raste për Kuijt e Roben (në mungesë të yllit të Bajernit aktivizohet Van der Vart) nga krahët dhe sulmuesin kryesor, Van Persi. Pas çdo ore që kalon, nxehet sfida me Brazilin, ndërsa rikthimi i Roben, që u shfaq vendimtar që prej rikthimit nga dëmtimi, është një garanci më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA