“Fabulis” rrjeti social për gay

01/07/2010 14:20

Konkurse, takime, festa…nga New York-u drejt Evropës. “Fabulis” është rrjeti i ri social i destinuar për komunitetin gay në të gjithë botën dhe po fiton gjithnjë më shumë përdorues në internet, edhe nga heteroseksualët.

Sot ka 40 mijë anëtarë, vetëm pak javë pas hapjes së tij, ndërkohë që arrin edhe të mbledhë fonde.

David Bohnett, themeluesi i Geocities, sapo ka firmosur një cek prej 250 mijë dollarësh për të ndihmuar nismën për të gjetur ndjekës të rinj.

Faqet e tjera në internet e gjykojnë rrjetin social si të mrekullueshëm. Ky vlerësim vjen pasi rrjeti bashkon idetë më gjeniale të mbarë rrjeteve sociale, duke krijuar një model biznesi fitues.

Për të qenë pjesë, mund të përdoren të dhënat e hedhura nga secili në Facebook dhe më pas organizohen evente, fitohen udhëtime me anije, ngarkohen foto, mund te diskutohet se si mund të takosh një person të caktuar dhe se si mund të përditësohet faqja personale.

Ashtu sikurse në Twitter mund të ndjekësh përdorues të tjerë dhe mund të kesh ‘followers’, por nuk është e thënë që dy kategoritë duhet të koincidojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA