Bashkëshortja më e tradhëtuar e globit, e asit të golfit Tiger Woods ka arritur t’i marrë kampionit amerikan një shifër rekord prej 750 milionë dollarësh. Po, po mos habisni! Kjo shumë marramendëse është në marrëveshjen e divorcit mes Elin Nordegren dhe Woods.
Me këtë shumë parash, Elin duhet të ngushëllohet më së miri për tradhëtitë e panumërta që i kishte bërë burri i saj i dashur, të cilin e adhuronte.
Lajmi është dhënë nga britanikja “The Sun” dhe po bën xhiron e botës.
Në marrëveshjen e divorcit që do të ratifikohet javën e ardhshme, parashikohet edhe që fëmijët e ciftit Sam dhe Charlie të mos e takojnë të atin, kur ky ndodhet në shoqërinë e një gruaje tjetër (përvec rastit nëse Tiger vendos të martohet sërish).
Top Channel