Diaz: Nuk besoj te monogamia

01/07/2010 13:45

Shpërthen edhe Cameron Diaz duke dhënë një deklaratë të fortë.

Kësaj radhe aktorja 37-vjecare thotë se nuk beson në monogami dhe se martesa është një koncept absolutisht i superuar per te.

“Një raport cift mund të zgjasë dy, pesë apo 20 vjet. Përsa më përket mua, nuk mund ta mendoj të ndaj shtratin me të njëjtin person gjithë jetën. Kjo zgjedhje nuk bën për mua edhe pse shoqëria bën të pamundurën që njerëzit të martohen”, thotë Diaz.

Tani flirton me Alex Rodriguez, ndërsa pas krahëve ka lënë historitë me Matt Dillon, Justin Timberlake e Jared Leto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA