Di Caprio: L.A më bëri aktor

01/07/2010 16:20

Leonardo DiCaprio mendon se Los Angeles është qyteti i tij fatsjellës pasi mendon se nuk do të ishte bërë aktor nëse nuk do kishte lindur në “shtëpinë” e kinemasë botërore.

Aktori amerikan që filloi të shfaqej në ekran që në moshën 13 vjecare arriti ta realizonte ëndrrën pasi u rrit shumë afër industrisë gjigande të filmit, cka ia lehtësoi punën për t’u ngjitur në maja.

“Nëse do të lindja në një qytet tjetër mendoj se nuk do të kisha pasur këto mundësi që kisha në Los Angeles”, shprehet ai. Di Caprio shton gjithashtu se e ndien veten me shumë fat dhe e krahason këtë me një lotari.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA