“Viva el Diego”, i cili di të bëje trajnerin, që ç’ke më të.
Sfida e tij ishte të bënte të bashkëjetonin talentet ofensive unike në botë dhe në të njëjtën kohë të krijonte një skuadër të ekuilibruar në fushë. Mund të kenë qenë këshillat e Murinjos, ose mund të ketë qenë atmosfera e pabesueshme dhe fryma e mirë që injekton në dhomat e zhveshjes Maradona, i cili i dashuron të tijtë dhe ata ia rikthejnë me adhurim.
Për momentin operacioni rezulton më se perfekt: 10 gola të realizuar, më shumë se kushdo tjetër (dhe me dy mbrojtës që shënojnë), dhe vetëm dy të pësuar. Me Maksi Rodrigez në vend të Veronit, në krah të Maskeranos, gjithçka funksionon akoma më mirë, edhe falë shpërthimit të mahnitshëm të Di Marias, i cili është një mesfushor krahu me shumë fantazi.
Por kujdes hapësirat prapa: vetëm rikthimi i Valter Samuel garanton siguri dhe më pak risqe. Përpara, eheee.., është muzikë hyjnore për ata që dashurojnë futbollin: Tevez e Higuain janë sulmuesit e ëndrrave, dhe Mesi ende nuk shënon, por inspiron çdo aksion, dhuron asiste: është vërtet njeriu i skuadrës.
Top Channel