Gjigandi japonez i makinave “Toyota” ka paralajmëruar për defekte të mundshme në motorat e rreth 270 mijë makinave që ka shitur në mbarë botën, përfshirë këtu modelet e luksit.
Kompania ka deklaruar se motorët mund të ndalojnë së funskionuari gjatë udhëtimit dhe makinat e prekura nga ky defekt nuk janë tërhequr ende nga tregu.
Ky është problemi i fundit që prek prodhuesin e automjeteve, i cili që prej shtatorit të kaluar ka tërhequr 10 milionë automjete.
Shifrat e fundit tregojnë se shitjet e “Toyota” në muajin qershor janë rritur me 26.7 për qind krahasuar me një vit më pare.
Por frika për dëmtime të mëtejshme të reputacionit të kompanisë nga tërheqja ka bërë që aksionet e “Toyota” të bien me më shumë se 2 për qind.
Top Channel