“Alex” pranë Gjirit të Meksikës

01/07/2010 01:40

Uragani i parë për këtë sezon, i pagëzuar me emrin “Alex” dhe që ka fituar mjaft fuqi pasditen e së mërkurës pritet të godasë Gjirin e Meksikës.

Të njëjtat burime pohojnë se “Alex” po lëviz më shpejtësinë 13 milje në orë dhe erërat e tij janë nga 90 deri në 105 milje në orë.

Menjëhërë janë marrë masa mbrojtëse për popullsinë civile ku janë mbyllur vendet publike si dhe u është apeluar banorëve të evitojnë lëvizjet në disa zona të Teksasit.

Por dëmet në tokë nuk janë të vetmet që shqetësojnë amerikanët. Sipas tyre uragani pritet të ndikojë në përkeqësimin e situatës nga ndotja e naftë në Gjirin e Meksikës duke përhapur në mijëra milje njollën e zezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA