Lizzie Velasquez është 21 vjec, jeton në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vuan nga një sëmundje e rrallë, që e detyron të hajë cdo 15 minuta sasi të vogla ushqimi.
Pavarësisht se ha kaq shpesh, trupi i saj nuk merr kurrë peshë të madhe, në fakt ajo ka 0 % yndyrna dhe peshon vetëm 28 kilogramë.
“Kur linda më thonë se kam peshuar 950 gramë”, thotë Lizzie. Doktorët që e ndoqën asokohe menduan se ajo nuk mund të mbijetonte, ndërkohë organet e saj u rritën në mënyrë fantastike.
Megjithatë, ajo që hanë mjekët vite më parë është vërtetuar: Lizzie nuk mund të ishte kurrë një vajzë si gjithë të tjerat.
“Do të doja të hyja në një ambient dhe të mos shihesha me aq kuriozitet nga njerëzit”, thotë Lizzie, e cila në faqen e saj në Facebook ka vendosur qindra foto, ku shfaqet nëpër festa të ndryshme me miqtë e saj, e veshur me fustane mbrëmjeje.
Sindroma misterioze
Sëmundja prej së cilës vuan Lizzie është diagnostikuar në mënyra kontroverse. Realisht ajo duhet të ushqehet shpesh për të mbijetuar, ndërkohë që nuk merr asnjë gram në trupin e saj. Sëmundja shkakton plakje të përshpejtuar, humbje në peshë dhe shkatërrim të organeve.
“Janë tre persona në botë që kanë këtë sindromë. Mes të cilëve edhe Amanda, 30 vjec e cila është e martuar dhe jeton në Angli”, thotë Lizzie.
Optimizmi i 21-vjecares
“Ha cdo gjë me racione të vogla. Patatina, karamele, cokollata, pulë të skuqur, torta, akullorë. Ha vazhdimisht, por nuk marr peshë. Acarohem kur njerëzit më etiketojnë si anoreksike. Pavarësisht kësaj që po më ndodh, unë jam një njeri normal”, thotë Lizzie.
Megjithatë ajo është shumë e fortë dhe përballon mrekullisht pengesat që i dalin në jetë. Ajo nuk do të donte të ndryshonte pamjen e saj fizike dhe jetën e saj për asnjë motiv në botë.
“Jetoj një jetë normale dhe përballoj vështirësitë që më dalin përpara me kokën lart”, thotë kjo vajzë trupvogël, por me shpirt të madh.
Top Channel