Pattinson: Me Kirsten, marrëdhënie e vecantë

30/06/2010 11:45

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart mund të jenë takuar, ndoshta do takohen në të ardhmen apo ndoshta po takohen.

Dy yjet e sagës Twilight kanë një marrëdhënie speciale dhe këtë e konfirmon vetë ai. “Kirsten dhe unë kemi jetuar një aventurë fantastike në sagën Twilights. Jemi të dy shumë të lidhur dhe askush nuk mund ta kuptojë marrëdhënien tonë”, thekson Pattinson.

Më tej ai shton se kur ata janë bashkë kuptohen në mënyrë të përkryer. Por edhe nga këto fjalë, Pattinson nuk të lenë të kuptosh nëse ata janë lidhur apo sillen thjesht si dy miq të mire?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA