Gjermania, Loew: Di si të mund Argjentinën

30/06/2010 19:45

Argjentina është favorite, por edhe vulnerabël. Sipas trajnerit të Gjermanisë, Joachim Loew, skuadra e zgjedhur nga Diego Armando Maradona “ka shumë cilësi”.

“Është një prej favoriteve të këtij turneu, do thoja më favoritja. Ka shumë futbollistë ekspertë, shumë personazhe të mëdhenj, sidomos në sulm ku nuk duhet theksuar vetëm Lionel Messi”, deklaroi Loew.

Megjithatë drejtuesi teknik i gjermanëve shprehet optimist.

“Kemi gjetur pika të dobta në këtë skuadër, është vulnerabël. Di se si të kalojë këtë pengesë, por do ia them vetëm futbollistëve të mi. Nuk mund të lejojmë shumë gabime kundër Argjentinës pasi të ndëshkojnë me rastin më të parë”, është shprehur Loew.

Top Channel