Princi Williams nuk ka para në portofol
29/06/2010 10:20
Edhe një princ nuk mund të ketë para për të paguar shpenzimet në minimarket.
Skena është regjistruar nga telekamerat e një qendre të vogël në Galles, ku princi Williams nuk kishte 12.60 stërlina për të paguar disa blerje.
Menjëherë e dashura e tij Kate nxorri kartën e saj të kreditit.
Gruaja që qëndronte në kasë u habit shumë që përballë saj kishte princin e për më tepër që ai nuk mund të paguante aq pak para!
Por princi nuk merret me para te thyera në portofol…pasuria e tij është gjigante!
Top Channel