Jolie: E dua Brad, por nuk martohem me të

29/06/2010 09:00

Angelina Jolie rrëfehet për revistën “Vanity Fair”. “E dua Brad me apo pa mjekër”, thotë Angie, duke folur për jetën e saj private, ndoshta për herë të parë që pas nisjes së marrëdhënies me aktorin.

“Nuk jemi kundër martesës, por për ne është njësoj sikur të jemi të martuar. Fëmijët janë impenjimi më i madh i ynë, përjetë”, thotë Jolie.

Duke folur rreth zërave për një shtatzani të re, aktorja ka mohuar lajmet e tilla.

“Unë dhe Brad nuk kemi menduar për të patur fëmijë të tjerë dhe duam që t’i kushtohemi tërësisht fëmijëve tanë”, thotë Angie.

Top Channel