Diaz: Në shtëpi jam një monstër e vërtetë

29/06/2010 18:35

Në tapetin e kuq është mahnitëse por nuk mund të thuhet e njëjta gjë gjatë orëve që qëndron në shtëpi.

Cameron Diaz rrëfen se kur mbyllet mes katër mureve nuk ka qejf të bëjë grim apo të vishet bukur.

“Kur jam në shtëpi vishem me pantallona të shkurtra dhe këmishë. Nuk bëj make up dhe dukem si një lloj monstre”, rrëfen Diaz në intervistën për revistën “TV Movie”.

Në vijim ajo flet për serinë e katërt të filmit ”Shrek” që është edhe i fundit. “Fiona do më mungojë shumë pasi ajo është bërë një pjesë e vetes time”, perfundon aktorja amerikane.

Top Channel