Berluskoni: Unë, viktimë e shtypit

29/06/2010 02:50

Kryeministri italian Silvio Berluskoni, nga Brazili ku ndodhet për një vizitë, akuzoi shtypin italian se keqinformojnë publikun.

Gjatë fjalës së tij mbajtur në një takim me biznesmenët italo-brazilianë, Berluskoni u shpreh se ai ishte viktimë e shtypit dhe se pikërisht kjo ishte plaga më e madhe e shoqërisë italiane.

“Flasin vetëm broçkulla dhe japin versione të realitetit me kokë poshtë. Keqinformimi në shoqërinë tonë është plaga më e madhe. Jam viktimë e shtypit sepse më faturojnë fjalë dhe fjali që nuk kanë dalë kurrë nga goja ime”, deklaroi kryeministri italian nga San Paolo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA