SHBA, gjykata: Jo kufizimit të armëmbajtjes

28/06/2010 17:30

Gjykata e Lartë në SHBA ka kufizuar të drejtat e qeverive vendore për të përforcuar kontrollet ndaj armëmbajtjes.

Organi më i lartë gjyqësor në Amerikë vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër se ndalimi i armëmbajtjes në Cikago është jokushtetues.

Gjyqtarët u shprehën se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara mbron të drejtën për të mbajtur armë me qëllim vetëmbrojtjeje.

Vendimi mund të ndryshojë ligjet për armëmbajtjen në shumë shtete të Amerikës. Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane garanton se “e drejta e njerëzve për të mbajtur armë nuk do të shkelet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA