Dunga: Tani ndryshon cdo gjë

28/06/2010 14:55

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga kërkon të mbajë skuadrën të karikuar edhe pse sot në “Ellis Park” do të ndeshen me një kundërshtar të lehtë në letër.

“Filloi një fazë që cdo ndeshje duhet parë si finale. Lojtarët e mi e dinë se tani e tutje duhet të dyfishojnë përpjekjet”, thekson Dunga. Sipas tij, të gjithë lojtarët e dinë se tashmë në fazën e eleminimit direkt, gjërat janë ndryshe.

“Psikologjikisht gjërat janë shumë ndryshe. Më parë e dije se kishte ndeshje të tjera për të rekuperuar gabimet, ndërsa tani nuk ka më kthim prapa. Duhet të japim maksimumin”, përfundon tekniku i 5 herë kampionëve të botës.  

Top Channel