Carl dhe Camilla në prag të divorcit

28/06/2010 11:00

Princi Carl i Anglisë duket se nuk do gjejë asnjëherë paqe në jetën private.

Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me ish princeshën Diana, ai u lidh zyrtarisht me Camilla-n, por duket se edhe këtë herë fati i tij është të jetojë i vetëm. Martesa e tyre nuk ka rezistuar më shumë se 5 vjet, pasi ata jetojnë të ndarë në dy shtepi të ndryshme.

“Martesa është në krizë pasi dukesha kërkon të kalojë më shumë kohë me 5 nipërit e saj”, shkruan “People”. Sipas një miku të ciftit, ajo ka filluar të urrejë jetën në familjen mbretërore pasi dëshiron të jetojë e qetë në fshat.

Mesa duket janë larg kohët kur cifti takohej fshehtas në garat me kuaj për të mbajtur larg shypin. As pushimet e para dy viteve në Karaibe nuk kanë rezultuar një terapi për ciftin që po shkon drejt fundit të paevitueshëm.

Top Channel