Argjentina, sërish pushim për Samuel

27/06/2010 10:45

Diego Armando Maradona duhet të bëjë pa mbrojtësin qëndror Valter Samuel edhe në ndeshjen e sotme kundër Meksikës.

Reparti difensiv i kombëtares bardhëkaltër është ai që shihet me më shumë skepticizëm dhe ky është një telash i vërtetë për teknikun argjentinas.

Samuel u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Koresë së Jugut. Në ndeshjen kundër Meksikës, detyrën e vështirë për të mbyllur të gjitha hapësirat në qëndër të mbrojtjes do ta kenë Demichelis e Burdisso.

Në mesfushë nuk dihet ende nëse do aktivizohet Veron pasi Maxi Rodriguz mund të jetë titullar, ndërsa në sulm rikonfirmohet treshja Messi-Tevez-Higuain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA