SHBA, Dick Cheney në spital

26/06/2010 08:00

Shtrohet në spital pas një dhimbjeje ish zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Peter Long.

Pasi është ndjerë keq në pasditen e djeshme, Cheney është vizituar nga mjekët e George Washington University që kanë urdhëruar shtrimin për teste të mëtejshme.

Ish zëvendëspresidenti që në të shkuarën ka pasur probleme me zemrën, duhet të qendrojë në spital gjatë gjithë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA