Merkel: Unifikimi i Gjermanisë, ende larg
26/06/2010 16:30
Unifikimi i Gjermanisë në të gjitha fushat nuk ka përfunduar ende. Deklarata është bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka nënvizuar gjëndjen e rëndë ekonomike që është në rajonet e ish-Gjermanisë Lindore.
“Sot kemi një zhvillim të ri, kemi ekspansion dhe shumë ndërmarrje të reja, por në rajonet e reja federale kemi edhe një papunësi shumë më të lartë se në rajonet e vjetra të Republikës Federale”, ka pohuar Merkel.
Deklaratën e saj kancelarja e bëri në videomesazhin e saj të përjashvshëm.
Top Channel