G8: Rimëkëmbja ekonomike, e brishtë

26/06/2010 16:50

Mbetet e brishtë dhe e dobët rimëkëmbja ekonomike, ndërkohë që kriza ka vënë në rrezik disa nga objektivat e zhvillimit të caktuar nga Kombet e Bashkuara.

Kështu thuhet në projektin e dokumentit final të samitit të G8-ës që po mbahet në Kanada, në të cilin nuk është arritur asnjë marrëveshje për vendosjen e një takse të re ndaj bankave.

Lajmin e ka bërë të ditur negociatori i Kanadasë në G8. “Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje për një taksë globale. Cdo vend mbetet i hapur të veprojë ashtu si dëshiron”, ka deklaruar Len Edëards.

Tetë fuqitë e mëdha kanë riafirmuar qëndrimin e tyre kundër proteksionizmit dhe kanë konfirmuar angazhimin për të reduktuar emetimet me 50% brenda vitit 2050.

Një kapitull tjetër i prekur ishte edhe Irani, për të cilin G8-a ka shprehur shqetësimin për programin bërthamor dhe ka dënuar sulmet detare nga marina e Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA