Sulm izraelit në Rripin e Gazës

25/06/2010 08:00

Një sulm është kryer në Rripin e Gazës nga ana e aviacionit izraelit gjatë orëve të natës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, avionët luftarakë kanë sulmuar qytetin e Rafahut, në jug.

Sipas të njëjtave burime, në shënjestrën e sulmit ka qenë edhe Beit Hanuni, në veri të Gazës.

Situata në këtë zonë mbetet e tensionuar që kur komandot izraelite sulmuan anijen me ndihma që do të shkelte bllokadën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA