
Kryetari i Bashkise se Tiranës ka reaguar ashpër përmes një letre drejtuar kryetarit të Keshillit te Ministrave, Sali Berisha dhe ministrit te Brendshëm Lulzim Basha pas kërkesës së prefektit Keltis Kruja për bllokimin e fondeve të buxhetit, e ku kërkon shkarkimin e prefektit dhe bën me dije se ka depozituar kallëzim për ndjekje penale ndaj tij.
Duke e cilesuar si te papergjegjshme deklaraten e prefektit Kruja dhe sulm politik te pushtetit qendror ndaj bashkise se Tiranes, Rama theksoi se auditimi per fondin e vacante nga prefekti eshte i pambeshtetur ne ligj dhe cenon rende parimet e Kushtetutes qe kane te bejne me decentralizimin dhe autonomine vendore e sanksionuar kjo dhe nga Karta Europiane e Autonomise Vendore.
Duke e akuzuar prefektin per mungese pervoje ne fushen vendore, per shkak dhe te kohes se shkurter ne drejtimin e ketij institucioni, Rama shprehet se disa nocione te perdorura nga prefekti, persa i perket ushtrimit te funksionit te tij, i perkasin kuadrit te kaluar ligjor dhe nuk jane me ne fuqi.
Ne leter thuhet se Urdhri i ministrit te Financave i dates 03.05 2010 eshte keqinterpretuar pasi struktura e auditit te brendshem duhej te dergonte brenda afatit te percaktuar te dhenat ne lidhje me perdorimin e fondit te vecante nga vete institucioni i prefektit. Duke iu referuar pikes 36 ne nenin 3 te ligjit per menaxhimin e sistemit buxhetor percaktohet se Auditi i Brendshem eshte nje veprimtari e pavarur brenda njesise se qeverisjes se pergjithshme, cka verteton se prefekti nuk ka asnje kompetence kontrolli per fondin e vecante te bashksie se Tiranes dhe Auditi i kerkuar prej tij eshte i paligjshem.
Top Channel