Paratë e drogës për viktimat

25/06/2010 15:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Drogës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se pronat dhe llogarite qe do t’u sekuestohen trafikantëve të drogës do t’u jepen familjeve të personave që kanë rënë viktima të përdorimit të drogës.

Basha u shpreh se strategjia e re e luftës kundër drogës parashikon përfshirjen të gjitha institucioneve.

“Me Agjencinë e Administrimit të Pasurive do të bashkëpunojmë që me pasuritë që iu marrim këtyre tregtarëve të vdekjes, t’i vëmë ato në shërbim të rehabilitimit të këtyre viktimave”, u shpreh Basha.

Ndersa ministri i Shendetesise e ka pare ne nje aspekt moral luften kunder droges. Ai ka deklaruar se Ministria e Shendetesise eshte prane te gjitha familjeve qe kane mes tyre nje perdorues droge, per t’i ndihmuar jo vetem nga ana shendetesore por edhe morale.

“Ne mbështesim cdo familje shqiptare e cila përballet me këtë fenomen. Shumë familje shqiptare, marrin mesazhe të qarta për mbështetjen që jepet”, u shpreh Vasili.

Sllogani i ketij viti i caktuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara eshte, “mendo per shendeti- jo droges”. Ne Shqiperi mendohet te kete rreth 30 mije perdorues, nga te cilet 10 mije prej tyre jane perdorues heroine, qe konsiderohet si droga me e forte dhe varsesia ndaj te ciles eshte edhe me e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA