Lançohet partia e re e minoritetit grek

25/06/2010 08:40

Në politikën shqiptare do të jetë një tjetër zë nga minoriteti: ai i Partisë Mega, e cila së fundi u ligjërua edhe nga gjykata.

Sipas kryetarit të kësaj partie, Kristaq Kiço, Partia Mega do të jetë prezente në garën politike, në zgjedhjet e afërta lokale.

Zyrtarizimi i saj është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, që mban regjistrin e subjekteve politike në vend. Me marrjen e vendimit gjyqësor, që ligjëroi themelimin e Partisë Mega, përfaqësuesit e saj kanë dalë dje në një konferencë për shtyp.

Kryetari i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Kristaq Kiço, tregoi për statutin dhe programin e Partisë Mega.

Ai i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për disa çështje, duke shpjeguar se përse duhej të lindte kjo parti dhe cila është boshllëku që plotëson krijimi i saj në spektrin politik shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA