
Greqia i është dorëzuar krizës ekonomike dhe ka vendosur të bëjë atë që nuk do ta kishte shkuar kurrë në mend: të shesë ishujt. Sipas “Guardian” të Londrës, Athina është gati të nxjerrë në treg disa nga ishujt e saj më të bukur të detit Mesdhe.
Disa të tjera mund të jepen me qera për periudha të gjata kohore.
Gjithçka për të paguar borxhet e mëdha që vendi ka marrë muajt e fundit nga BE dhe FMN për të evituar kolapsin ekonomik.
E përditshmja britanike pohon se edhe një zonë në ishullin e Mykonos, destinacioni kryesor turistik grek, do të nxirret në shitje. Ky territor, pronë e qeverisë, do t’i jepet një manjati të huaj që është gati të investojë miliona euro për ndërtimin e një resorti turistik hiperluksoz.
Pjesë të tjera të territorit gjenden në Rodi dhe mund të blehen nga rusë dhe kinezë.
Edhe Roman Abramovich, pronari i Chelsea, është i gatshëm për të blerë një nga ishujt greke, edhe pse një nga zëdhënësit e tij, e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Top Channel