
Në Torino, ku ditët e fundit u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Traditave Kulturore, Shqipëria u përfaqesua në një menyrë tepër origjinale dhe të veçante.
Perveç gatimeve dhe tekstileve tradicionale, e reja e ketij edicioni ishte venia ne skene e nje pjese teatrale nen kujdesin e gazetares Gerarta Zheji Ballo.
Batutat e komedise “Pallati 176” i Adelina Balashit, te interpretuara nga nje grup studentesh shqiptare jehuan ne sheshin qendror ‘Carignano’, ku ishin mbledhur shume artdashes.
E ftuar nderi aktorja Eva Alikaj e cila ka intepretuar nje prej roleve kryesore kur shfaqja eshte vene ne skene nga Teatri Kombetar.
Megjithese shume prej te rinjve ne skene dhe mes publikut nuk e kane njohur Tiranen e mesit te viteve ’80, shfaqja qe nje rast i mire per shpalosur perpara publikut nje tabllo te asaj kohe. Ne Torino u vu ne skene Shqiperia e dikurshme. Por ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, nuk ishte nje Shqiperi e zymte dhe e trishte. Kete here problemet e shoqerise ne ate periudhe u pasqyruan nen tisin e humorit, nje menyre e re per te njohur kulturen shqiptare.
Top Channel