
I pyetur nga Top Channel per rastin Pango, abuzimin me detyren te nje zyrtari ne kembim te favoreve seksuale, dhe vendimin e gjyqtarit Agim Bendo, Jozef Daul, presidenti i Partive Popullore Europiane deklaroi ne parim se per nje rast te tille ai vete do ta kishte shkarkuar ministrin per 2 minuta.
Ne kete kontekst ai e vleresoi te drejte veprimin e kryeministrit dhe investigimin televiziv.
“Duhet që në jetën e një ministri të respektohen disa norma, qoftë edhe në jetën private. Kur bëhet fjalë për favore seksuale në këmbim të marrjes së një individi në punë, kjo është skandaloze dhe duhet sanksionuar menjeherë. Nëse ndodh kjo gjë në stafin tim ju garantoj se nuk do të zgjasë as dy minuta”, u shpreh Daul.
Në mbrëmje publikohet intervista e plotë e Daul për Top Channel.
Top Channel