Bjellorusia: Do ndërpresim gazin tranzit

25/06/2010 14:10

Bjellorusia ka kërcënuar se do të ndërpresë fluksin e gazit dhe naftës që vjen nga Rusia për në Evropë, nëse “Gazprom” nuk do të paguajë së shpejti borxhin e tij për tranzitin.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave urdhëri për ndërprerjen e tranzitit është dhënë nga vetë presidenti Alexander Lukashenko.

Dy ditë më parë autoritetet ruse, me urdhër të presidentit Medvedev, ndërprenë me 60% furnizimin me gaz për Bjellorusinë, pasi qeveria e Minskut dështoi në shlyerjen e borxhit prej 200 milionë dollarësh.

Ndërsa presidenti Lukashenko ka deklaruar më herët se furnizimi për Evropën do të rifillojë vetëm kur Bjellorusia të marrë 217 milionë dollarë në formë pagimi për tranzitin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA