Berisha: Rekord rrugësh në mandatin e dytë

25/06/2010 15:10

Nëpërmjet një teknologjie të re të ndërtimit të rrugëve, që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, qeveria beson se deri në fund të mandatit të saj të dytë, në 2013-en do të shenojë një rekord në ndërtimin e infrastruktures, duke asfaltuar 7 mije kilometra rrugë të reja.

Deklaraten e ka bere kryeministri Sali Berisha, gjate demonstrimit te nje teknologjie,qe bazohet ne shfrytezimin e plote dhe ne vend te materialit gjeologjik te rruges ne ndertim, qe bashke me elemente te tjere krijon rezistence po aq te mire sa betoni.

“Kjo teknologji shkurton në mënyrë të jashtëzakonshme si kohën ashtu edhe koston. Kjo teknologji na jep ne siguri të plotë se në këtë mandat ne finalizojmë në një kohë rekord asfaltimin, ndërtimin dhe rindërtimin e 7000 kilometrave rrugë, në mënyrë që Shqipëria në vitin 2013 të jetë një Shqipëri Evropiane për sa i përket infrastrukturës së saj moderne rrugore”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha ne mandatin e pare qeveria shtroi 6 mije kilometra rruge, por ajo do te vazhdoje te investoje ne vepra publike, si  nje nga faktoret  kryesore per qendrueshmerine e ekonomise shqiptare.

“Shqipëria rritjen e ka të bazuar në investime. Pra e ka të bazuar në lumenjtë e djersës, në projektet, në përkushtimin dhe në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit. Shqipëria është e vendosur të mbajë ritmin më të lartë të investimeve në Evropë, sepse ka nevojë jetike për t’u ndërtuar dhe rindërtuar”, theksoi Berisha.

Kreu i qeverise perseriti premtimin per rritjen e re te pagave dhe pensioneve ne fshat dhe ne qytet, qe sipas tij do te jete rritja me e madhe e bere deri tani.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA