
Shqiperia eshte bere shteti i pare i rajonit qe ka ngritur njesine nderkombetare ILEK, që do të kordinoje institucionet e Policise, prokurorise, ministrisë së Financave dhe asaj te Drejtesisë ne lufte kunder krimit te organizuar.
Njesia e ngritur me financimin e BE-se, do implementohet ne Tirane, nga Zyra e Krimeve Federale te Austrise. Ministri i brendshem Basha deklaroi se, zbatimi i ketij projekti do te sherbeje si nje shtyse per te vazhduar rrugen e reformave ne Shqiperi.
Ndersa ministrja e Brendshme austriake, Maria Fekter deklaroi se kjo njesi do lehtësoje bashkepunimin ne luften kundër krimit te organizuar, droges e krimit ekonomik.
“Zbatimi i ketij projekti eshte nje gur themeli në politikën e sigurisë së vendit dhe në bashkëpunimin policor me Europën dhe gjithashtu me Austrinë. Me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit Shqipëria i dërgon Europës një sinjal të qartë. Me këtë projekt Shqipëria dëshmoi se është një vend që duhet marrë shembull ne luften kunder krimit te organizuar”, u shpreh Fekter.
Memorandumin e nenshkrimit u firmos nga ministrat Basha, Bode e Nishani si edhe kryeprokurorja Ina Rama.
Top Channel