Kampionët e botës largohen në lot

24/06/2010 18:00

Italia “kopje” e Francës largohet me turp nga ky botëror ku kampionët e botës nuk kanë treguar asgjë duke i dhënë fund aventurës afrikane.

Kombëtarja e kaltër e drejtuar nga Marcello Lippi ishte një kopje e shëmtuar e asaj të 4 viteve më parë në Gjermani, duke e mbyllur grupin F në vendin e fundit, e lënë pas edhe nga amatorët e Zelandës së Re.

Ndeshjen e fundit me Sllovakinë ku të kaltërit mjaftoheshin edhe me një barazim, kanë humbur 3-2 duke mos i bërë dot ballë skuadrës sllovake, e cila u tregua superiore në të gjitha aspektet. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të nga Vittek.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat por as në 45 minutëshin e dytë italianët nuk kanë mundur të tregohen të rrezikshëm, madje pësuan edhe golin e dytë nga po i njëjti lojtar. Kur u mendua se gjithcka u mbyll, Di Natale ngushton diferencën dhe pas pak minutash Kopunek e ka cuar numrin e golave në 3.

Quagliarella shënoi golin e dytë për skuadrën e tij por kjo nuk i ka mjaftuar kombëtares kampione bote, e cila kthehet në shtëpi. Ndeshja e tjetër e këtij grupi mes Zelandës së Re dhe Paraguajit përfundoi pa gola dhe kjo i jep mundësinë Sllovakisë që të kualifikohet për më tej pasi renditet e dyta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA