G20, Kanada, arrestohet një 37 vjeçar

24/06/2010 01:05

Një 37 vjeçar u arrestua nga autoritetet kanadeze nën akuzën e planifikimit dhe përgatitjes së atentateve me rastin e mbajtjes së samitit të G20.

Policia njofton se 37 vjeçari planifikonte vendosjen e një sasie eksplozivi në qytetin e Ontarios në datat 25-27 qershor, ditë këto kur do të mbahet edhe samiti i G20.

Menjëhera pas ndalimit të atentatorit të dyshuar, autoritetet kanadeze “blinduan” Ontarion dhe njoftuan se gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve të samitit do të angazhohen plot 20 mije policë për sigurinë dhe ruajtjen e qetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA