Bosch: Anëtarët e KQZ jo me bindje politike
24/06/2010 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe misioni i OSBE-së në vendin tonë zhvilluan një tryezë të përbashkët për Kodin Zgjedhor.
Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch deklaroi se një ndër ndryshimet që duhet të bëhen në kodin aktual përkon me bindjet politike të anëtarëve dhe Komisionerëve të KQZ-së.
Bosch tha se anëtarët e KQZ-së nuk duhet të kenë bindje politike, si edhe komisionerët e zgjedhur njehere nuk duhet të ndryshohen.
Anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi braktisi tryezën në shenjë proteste, pasi kërkonte të ishte pjesë e organizatorëve të këtij takimi.
Top Channel