Bërthamoret, Irani: Së shpejti kushtet tona

24/06/2010 18:10

Irani do të njoftojë javën e ardhshme kushtet e tij për negociatat mbi programin bërthamor me grupin gjashtëpalësh.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad.

Më 9 qershor, 12 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së miratuan një rezolutë të re që përforcon sanksionet ekonomike kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

“Në fillim miratojnë rezolutën dhe më pas na kërkojnë të negociojmë”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA