Argjentina, Messi mbush 23 vjeç

24/06/2010 12:45

Leo Messi feston sot ditëlindjen e tij të 23-të. Do ta kalojë më prindërit që kanë marrë me qera një vilë në afërsi të zonës ku qëndron Argjentina.

“Dhuratën më të bukur dua t’ia bëj vetë vetës, natën e 11 korrikut”, është shprehur numri 10 duke shpresuar për finalen e botërorit.

Ditëlindja e tij koinçidon mes të tjerash me ditën e pushimit të dhënë nga Maradona për kombëtaren argjentinase: lojtarët duhet të paraqiten në vendqendrimin e tyre brenda mesnatës.

Top Channel