“MeKristal”, Obama informon Karzain

24/06/2010 02:50

Presidenti amerikan, Barak Obama informoi personalisht presidentin afgan, Hamid Karzai, kryeministrin britanik, Devid Kamerun dhe liderët e Kongresit mbi vendimin për zëvëndësimin e gjeneralit Stenli MeKristal në Afganistan.

Ndërkohë që Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Xhejms Xhones ka telefonuar Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s, Rasmusen dhe homologët e tij në Australi, Kanada, Francë, Britani të Madhe, Itali dhe Spanjë.

Gjenerali MeKristal, pas u dorëhoq nga detyra e komandantit të forcave aleate në Afganistan pas botimit të një artikulli në një revistë ku kritikohej administrata Obama mbi strategjinë e luftës, u zëvëndësua nga gjenerali Devid Petreus, ish-komandanti amerikan në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA