
Sekretari amerikan i Brendshëm, Ken Salazar ka deklaruar se ai do të hartojë një ligj për një moratorium të ri për shpimin e naftës në Gjirin e Meksikës, pasi një gjykatë bllokoi më herët një tentativë të tillë.
Një gjyqtar federal vendosi të martën se moratoriumi 6 mujor i miratuar në fillim të prillit, kur nafta kishte filluar të derdhej, ishte shumë i rreptë.
“Por pezullimi i shpimeve në det ishte dhe është vendimi i duhur”, deklaroi nga ana tjetër sekretari i brendshëm Salazar.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar ndërkohë se do të sfidojë vendimin e gjyqtarit, i cili tha se zgjatja e moratoriumit ishte e pavlefshme dhe nuk mund të justifikohet.
“Do të lëshoj një ligj të ri në ditët që do të vijnë, i cili do të eleminojë cdo dyshim se miratoriumi është i nevojshëm, me apo pa miratimin e autoriteteve”, ka deklaruar Salazar.
Top Channel