Përmbytjet në Brazil, mbi 40 viktima

23/06/2010 00:00

Presidenti brazilian Luis Injacio Lula mblodhi ditën e martë kabinetin e emergjencave në kohën kur përmbytjet në dy shtetet veri-lindore të vendit shkaktuan 42 të vdekur dhe mbi 115 mijë të shpërngulur.

Viktimat u regjistruan në shtetin e Pernambukos, 13, e mbi 22 mijë të evakuuar dhe Alagoas 29 persona humbën jetën dhe 75 mijë të tjerë jetojnë në qiell të hapur.

Autoritetit i druhen një përkeqësimi të bilancit, teksa mbi 600 persona janë raportuar të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA